Veprimtari i i çështjes kombëtare, Haki Morina, do të jetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet parlamentare të 14 Shkurtit.
Ai po vazhdon fuqishëm mobilizimin dhe shpalosjen e programit për Rimëkëmbje dhe vizionin e tij si deputet i ardhshëm në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Përkrahje të madhe Morinës po i japin në çdo vend, çdo lagje e fshat.
Ai së fundmi ka zhvilluar një takim me banorët e Shtupelit, ku edhe u konfirmua vota e tyre për PDK-në dhe Morinën.