Enver Hoxhaj, është një politikan, me të cilin nuk më lidhë asgjë. Kam arsye edhe përsonale të mos e vlerësoj, sepse kur ishte ministër i jashtëm, bashkë me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin, më pengoj për tu punësuar në Konsulatën e Kosovës në Zurich. Por deklaratën që e paska dhënë (nëse e ka dhënë), ku thot që të rinjtë duhet ta punojnë tokën e vet, edhe pa pare, jam i detyruar ta mbështes, për shkak se është deklaratë shumë pozitive dhe në shërbim të interesit të rinisë dhe të popullit.
Në rininë time, bile që në fëmijërinë e hershme, tokën time (të babait), e kam punu çdo ditë, që nga mëngjesi deri në darkë. Dhe kurr askush s’më ka paguar për këtë punë. Dhe lere që s’më ka paguar, por as faleminderit kush s’më ka thënë. Në të njëjtën kohë, kam shkuar në shkollë dhe kam qenë nxënës i shkëlqyer.
Kurr askush s’më ka thënë qe po bëj keq, pse po punoj tokën time.
Pse tash qenka turp të punohet toka jote pa pare?
Mendoj se të kritikohet një politikan për një deklaratë të tillë, është turp, është idiotizëm.