Analisti politik, Haki Abazi, do të aderojë sot në Lëvizjen Vetëvendosje.
Zyrtarizimi i kalimit të tij në partinë e Albin Kurtit, do të bëhet sot në orën 13:00, në zyret qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje, në Prishtinë.
Këtë e ka konfirmuar vetë Haki Abazi, i cili nuk ka dhënë detaje të tjera.
Ai ka thënë se në orën 13:00 do të zyrtarizohet si anëtar i VV-së dhe do të pritet nga anëtarë të kësaj partie.
“Po, është ë vërtetë. Zyrarizimi do të bëhet sot në orën 13:00. Do të pritem nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë shkurt Abazi për Gazeta Blic.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje, kohët e fundit ka arritur që të sjellë në radhët e vetë shumë anëtarë të rinj.
Njëri ndër ta ka qenë edhe ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, i cili ditë më parë kaloi në partinë e Albin Kurtit.