Faqja zyrtare e Bankës Raiffeisen në Kosovë në rrjetin social Facebook është hakuar, shkruan Insajderi.
Para pak minutave, në profilin e Raiffeisen Bank është publikuar një fotografi e një personi dhe në mbishkrim thuhet ‘hacker’.
E njëjta ka ndodhur edhe me fotografinë e profilit të kësaj banke.
Deri më tani nuk dihet se kush ka sulmuar llogarinë e Bankës Raiffeisen.