Persona të panjohur kanë vjedhur para në një xhami në Gjakovë.
Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e së dielës.
Ende nuk dihet shuma e parave të vjedhura, ndërkaq rasti është nën hetime.
“Gjakovë, 31.10.2021 – 15:10. Ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se persona të pa njohur kanë depërtuar në xhami dhe kanë vjedhur nga arka para. Nuk dihet vlera e parave të vjedhura. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar polciia.