Në një lokal të Malishevës dje rreth orës 05:06 është kryer një vjedhje.
Policia njofton se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë e lokalit dhe nga aty kanë arritur të vjedhin disa pajisje elektronike.
Gazeta mëson se vlera e përgjithshme e dëmit sillet rreth 6000 euro.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Mazreku”, dje rreth orës 05:06.
Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.