Një rast i rrallë i vjedhjes ka ndodhur në fshatin Drenoc të Klinës.
Disa hajna kanë vjedhur dje 38 copë pula.
Rastin në polici e ka raportuar një grua.
Ajo ka deklaruar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në oborrin e saj, ku edhe i kanë vjedhur 38 pula.
Rasti është inicuar si “Vjedhje e rëndë”.