Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, banesa, lokale e biznese që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Jo rrallëherë, kompani të ndryshme kanë pësuar edhe humbje të mëdha si pasojë e rasteve të tilla,
Kështu dyshohet se ka ndodhur edhe së fundmi në Fushë Kosovë, por këtë herë në fermën ‘Lyria’ në Miradi të Epërme.
Siç mëson Sinjali, pronari i fermës e ka denoncuar rastin në Polici dhe ka raportuar se i janë vjedhur 1 mijë shota nga ferma, që kapin vlerën e rreth 15 mijë eurove.
Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe identifikimin e personave të dyshuar.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit