Hajnat thyejnë shtëpinë e mërgimtarit në Istog, vjedhin një armë zjarri

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos kur shtëpitë mbesin pa përkujdesje,

Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një shtëpi në fshatin Baicë e Istogut, e cila është në pronësinë e një mërgimtari nga Zvicra.

Sinjali mëson se vëllai i viktimës ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se persona të panjohur kanë hyrë me forcë brenda shtëpisë dhe kanë arritur që të vjedhin një armë zjarri e cila është me leje nga organet kompetente.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit dhe në identifikimin e personave të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapen të dyshuarit.