Gjatë ditës së sotme shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë ka qenë cak i hajdutëve.
Reporteri.net mëson se hajdutët kanë thyer objektin e këtij institucioni arsimor duke vjedhur bustin e shkollës. Sipas burimeve të Reporterit brenda shkollës, vlera e këtij busti kap shifrën 10 mijë euro.
Lidhur me rastin Reporteri ka tentuar të kontaktojë me zëdhënësen e Policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimçakun, por kontakti me të ka qenë i pamundur.
Në telefon nuk është përgjigjur as drejtori i policisë së Gjakovës, Lumi Graishta.
Kujtojmë se nxënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme janë në pushim, pas përfundimit të gjysmëvjetorit të parë. /