Në orën 3 të mëngjesit të së shtunën, në qytetin e Klinës ka ndodhur një grabitje, për të cilën policia është njoftuar menjëherë.
Rasti ka ndodhur në QTA Market, bëjnë të ditur burime të Klina.info.
Dyshimet janë se një person ka hyrë në QTA Market për të kryer grabitjen.
Pas marrjes së informacionit, policia e Klinës ka reaguar shpejt, duke shkuar në vendngjarje.
Pas një kohe të shkurtër, forcat e rendit kanë arritur dhe kanë ndaluar të dyshuarin.
Pas arrestimit, autoritetet kanë siguruar një shumë parash nga i arrestuari dhe e kanë dërguar atë në stacionin të policisë për hetime të mëtejshme.
Lidhur me rastin po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë grabitje./Klina info/