Hajnat kërcënojnë me armë postierin në Istog, ia marrin veturën dhe dy telefona

Hajnat e kanë kërcënuar me armë një postier në Istog, duke ia marrë vetën dhe dy telefona.

Vetura me pas është gjetur e braktisur në një fshat tjetër,

“Viktima mashkull  kosovar punëtor i një poste të shpejtë ka raportuar se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre të dyshuar të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën me targa lokale, dy telefona, disa para dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Tutje, policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.