Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri. Mbrëmë, cak i hajnave ishin edhe tri shtëpi në Klinë të Skenderajt,
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se njëra nga këto shtëpi është pronë e një zyrtari policor, të cilit hajnat ia vodhën armën zyrtare me 15 fishekë, si dhe stoli të arit, derisa ai s’gjendej në shtëpi.
Vjedhja u krye gjatë kohës kur polici bashkë me familjen e tij ishin në një aheng, periudhë kjo që u shfrytëzua nga hajnat, pasi shtëpia ishte pa përkujdesje.
Rasti u denoncua në Polici nga zyrtari policor, i cili ka deklaruar se nuk kanë ndonjë person të caktuar, te i cili dyshojnë se ka kryer vjedhjen.
Prokuroria ka iniciuar rastin si “vjedhje të rëndë” dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të dyshuar.