Kryetari i OVL UÇK-së, dega në Klinë, Hajdin Balaj bashkë me mikun e tij, Januz Dervishi, gjatë ditës së sotme, kanë vizituar varrin e nënës së z.Dervishi, në një vjetorin e vdekjes së saj.
Ata gjithashtu në varrezat e fshatit Kralan, homazhe kanë bërë edhe tek varri i vëllait të Januzit, Astritit, ku kanë vendosur edhe buqeta me lule.
“Ua kemi për borxh miqve që në përvjetor si këta, të bëjmë sado pak për t’ua zbutur dhimbjen”, ka thënë ndër të tjera Balaj./Klina info/