Hajdin Balaj te Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë me Valdet Haxhajn dhe Hetem Smakiqin

Kryetari i OVL-UÇK-së Dega në Klinë, Hajdin Balaj gjatë ditës së sotme ka vizituar Varrezat e Dëshmorëve në Grabanicë.
Bashkë me Balajn ishte edhe veterani i luftës së fundit Valdet Hagjaj, i cili njëkohësisht është edhe vëllai i dëshmorit Muhamet Haxhaj dhe me Hetem Smakiqin, shkruan Klina.Info
Me këtë rast ata ndërruan flamujt që ishin të vendosur më parë, duke i zëvendësuar me disa më të ri, teksa u përkulën para sakrificës dhe luftës e gjakut të dëshmorëve.
Balaj tha se gjaku i të vrarëve ende është i njomë dhe se amaneti i tyre duhet çuar në vend.