Diplomati i njohur ukrainas Olexander Scherba ka postuar në llogarinë e tij në Twitter një thirrje të ministrit të Jashtëm të Ukrainës ndaj Kryqit të Kuq që të vijnë të marrin në dorëzim trupat e ushtarëve rus të vrarë gjatë dy ditëve të para të pushtimit.
Scherba thotë se janë mijëra rusë të vrarë gjatë dy ditëve të para dhe se Kryqi i Kuq duhet të marrë masat.
Një ditë më parë, ushtria ukrainase tha se kishte vrarë të paktën 2 800 ushtarë rusë deri dje pasdite, ndërsa raportuan për 80 tanke të shkatërruar dhe qindra automjete të blinduara.
Gjatë mbrëmjes së djeshme u raportua edhe për rrëzimin e një avioni të madh transporti IL 76, i cili mban deri 200 trupa ushtarake me pajisjet e tyre megjithatë deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për këtë gjë.