Gypi i ujësjellësit ka 10 muaj që është çarë në Zajm, ankohen banorët

Banorët e Lagjes së Tiganëve të fshatit Zajm në Klinë, në hall nga një gyp i ujësjellësit.

Ata kanë thënë se gypi ka 10 muaj që është çarë dhe askush nga Hidrodrini në Klinë, s’ka ndërmarrë asgjë.

Në videon e dërguar në adresë të Klina.info shihet uji që ka depërtuar në gjithë tokën.