Guardiola e quan Messin “baba” të Ronaldos”, përmend dy emra që e merituan Topin e Artë

Trajneri i Manchester Cityt ka folur për dy futbollistë të cilët sipas tij e kanë pasur hak ta fitojnë Topin e Artë, por që nuk arritën për shkak të një “monstrumi” si Cristiano Ronaldoja, dhe babait të monstrumit që sipas tij është Lionel Messi.

Ai i përmendi dy mesfushorët të cilët kishin luajtur nën urdhrat e tij te Barcelona, Xavi Hernandezin dhe Andres Iniestën.

“Cristiano Ronaldo ishte monstrum dhe babai i monstrumit është Lionel Messi. Ndoshta në atë moment Xavi dhe Iniesta e merituan po ashtu Topin e Artë”, ka thënë Guardiola për mediat para përballjes ndaj Tottenham Hotspurs në EFL Cup.