Droga e kapur në Lipjan, në bashkëpunim mes organeve të sigurisë nga Kosova, Shqipëria dhe Italia, nga këta të fundit u publikua edhe me pamje.
Guarda di Finanza paraqiti përmes videos, 400 kilogram të llojit kokainë që u konfiskuan të hënën, tek sa u arrestuan shtatë persona, njofton Klan Kosova.
Me këtë aksion, po mburret edhe ambasadori italian në Prishtinë, Nicola Orlando.
“Sot festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Jam krenarë për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit!”.
E reagime pati edhe nga Ambasada Amerikane, që përgëzoi autoritetet për konfiskimin e drogës me vlerë prej 20 milion eurosh.
“Luftimi i krimit të organizuar dhe trafikut të drogës kërkon vendosmëri dhe bashkëpunim ndërkombëtar. Ju lumtë autoriteteve të Kosovës për konfiskimin e djeshëm të drogës në Lipjan – suksesi përmes partneriteteve globale midis Kosovës, Italisë, Shqipërisë, & DEA-s. Fitore e madhe për sundimin e ligjit”.