Qëllimi i projektit :
Qëllimi kryesor i projekti është avokimi, informimi, vetëdijesimi dhe sensibilizimi i qytetarëve në përgjithësi, mbi rendësin e aktivizimit qytetarë përmës pjesëmarrje së tyre në këshilla lokale. Me theks të vecantë fuqizimi, përfshirja e përfaqesimi i drejpërdrejtë i grave në vendimarrje përmes këshillave lokale, duke ndikuar kështu në shtytjen dhe realizimin e kërkesave dhe nevojanë të tyre dhe të gjitha komuniteteve qe jetojnë në komunën e Klinës.
Objektivat:
-Informimi i drejtë dhe me kohë i grave dhe gjithë komunitetit në vendbanimet e rurale dhe urbane mbi organizimin, funksionimin dhe strukturimin e këshillave lokale.
-Ngritja e vetëdijës dhe rendesisë në pjesëmarrjën aktive të grave dhe të tjerëve dhe rolit të tyre aktivë në këshilla lokal dhe adresimin e qeshtjevë përmës këtyre këshillave.
-Ngritja e kapaciteve organizative të grave dhe femrave të reja të zonave rurale se si mund të jenë qytetare aktive dhe se cfarë do të thotë qytetaria aktive dhe pjesëmarreja në vendimarrje.
-Nxitja e grave të zonave rurale për pjesëmarrje dhe për tu përfaqesuar zëri i tyrë në proceset vendimarrëse komunale .
Rezultatet e pritura:
Pesë (5) takime, dhe mbi 100 qytetarë të informuar mbi rendësin e pjesmarrjës së grave në procesët vndimarrëse.Një takim koordinues në mesë të institucionave dhe akteve tjer kontribues për rritjen e pjesmarrjës së qytetarëve ne vendimarrje.Informimi i sa më shumë qytetarëve përmes radio emisionit për procesin e organizimit të zgjedhjeve për këshilla lokale dhe rendësinë e pjesëmarrjës së qytetarëve në këshilla lokale si mekanizëm vendimarrës.
Aktivitetet; 5 takime infomuese ne zona urbane dhe rurale, 1 takim kordinues me institucione dhe 1 Radio Debat.
Rekomandimet dhe shqetësimet e banorëve:
Takimi 1. Shqetësimet e daluara nga banoret. ne Fshatin Zllakuqan si bashkësi lokale
Kanalizimi duhet të ishte afër rruge jo në mes fshati, sepse sa herë ka shira përroi i vërshon arat e punuara dhe kanalizimi është jo i punuar mirë dhe jofunksional, po ashtu gjatë shtrimit të rrugëve kanë mbet disa lagje pa u përfshi në infrastrukture rrugore 600m rruge pa u rregulluar në Lagjen Gjergjaj,
Ndersa në Krushevë të madhe është rregulluar rruga pa pas banore, kurse nëLagjen Zenunaj dhe Beqiraj nuk është rregulluar infrastruktura rrugore.
Takimi 2 .SHMU’Motrat Qiriazi”Klinë kontineret e mbeturinave janë të vendosura afër shkallave ku nxënësit dhe mësimdhensit hynë në shkollë, mungon rrethoja po thuajë në krejt hapesirën e shkollës .
Takimi 3.SHMU’Motrat Qiriazi”Zajm, banka dhe karriget janë shumë të vjetruara, pastërtija nuk mbahet fare sespe ende pastrojn• me nje drue e these te hirët, po ashtu nxënësit po bartin dru nga shtepitë e veta për të ndezur zjarrin, këtu banorët dhane kritika për asambleiste dhe deputete se asnjëhera skanë qenë për vizitë, mungon ndriqimi publik dhe trotuarët e që banorët i llogarisin të domosdoshme.
Takimi i 4.SHMU’Azem Bejta “Grabanicë shkolla është renovuar po ende ka nevojë për rregullim të bibklotekës dhe një salle për takime dhe disa orendi tjera, po ashtu pjesëmarrësit theksuan se duhet të bëhet shtrimi i asafltiti në rrugën Grabanicë- Dogujevë e cila rrugë që 20 vite është nën mëshirën e fatit.
Takimi 5 .SHMU’Ismet Raci “Klinë, shkolla është e re, ka papastërti të madhe. po ashtu njëshqetësim nga nënat ishte se në shkollë femijët po avancohen nëse i kanë prindërit në pozita e jo në bazë të dijes ( duke nashkaluar nga mësimdhënësit) shqetësim tjetër ishte edhe gërmimi në oborrin e shkollës.
Takimi Kordinues ndërinstitucional-në takim morën pjesë zyrtarë komunal , shoqëri civile asambleiste, etj.
Gjatë këti takimi Drejtori i Administrtaës z Binak Syla ka spjeguar për procesin e rregullores për funksionimin e Këshillave Lokale në Bashkësi asi dhe faktin që rregullorja thotë së paku 30% duhen me qenë gra ose vajza në Këshilla Lokale.
Pjesëmmarrës tjerë kanë ngrit shqetësimin por mospolitizim të kësaj qështje kur fillon së implementuari rregullorja Komunale dhe faktin se duhet të motivojmë gra dhe vajza që të aplikojnë për Këshilla kur fillon procesi
Radi Debati.
Në radio debat kanë qenë pjesëmarrës z.Binak Syla nga Kuvendi Komunal, Blerta Gashi asambleiste, Tahire Gashi OJQ ZANA, gjatë debatit janë debatuar qështjet më rëndësi që dalin nga rregullorja Komunale , si dhe është diskutue për pjesëmarrjen e grave në vendimmarrje ku janë kritikuar vetë asambleistët për mos ngritje të zërit në asamble për shumë qështje të komunitetit( nuk janë shumë të zeshme).
P.S Blerta këto rekomandime mundeni me i përfshi të pika e rendit të ditës të ndryshme apo si të vendosni ju Grupi i Grave Asambleiste duke biseduar me Kryesuesin e Kuvendit , pasi që rekomandimet e banorëve dhe shqetësimet e kemi detyrë me i bartë të përgjegjësit( Institucionet vendimmarrëse).
Gjithe te mirat,
Stafi i OJQ ZANA Klinë