V.Pitaqi është pacientja shtatzënë nga Gjakova e cila ndërroi jetë mëngjesin e sotëm. Ajo ishte e prekur me Covid-19 dhe ishte e shtruar qe një kohë në Klinikën Infektive në Prishtinë.
Indeksonline mëson se e 40 vjeçarja, që ishte në javën e 28 të shtatzanisë, ka lënë pas vetës dy fëmijë.
Ndërsa, foshnja në barkun e gruas ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme.
Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e kanë konfirmuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion njoftojnë se shtatzëna ndërroi jetë gjatë orëve të para të ditës së sotme.
“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se gjatë orëve të para të datës 21. 04. 2020 në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike ka ndërruar jetë pacientja V.P. me vendbanim në Gjakovë (1980) e diagnostikuar me Covid-19. E njëjta, ishte shtatzënë dhe po trajtohej në mjekimin intensive të klinikës që prej datës 15 prill 2020” thuhet në njoftimin e MSH-së.
Kjo është vdekja e 13, e pacientëve me Covid-19 në këtë klinikë dhe e 16-ta në nivel të shtetit. /Inde