Gruaja rrah burrin, në Klinë

Një rast i dhunës ka ndodhur në një familje në komunën e Klinës.

Klina.info mëson së mbrëmjen e së hënës, është raportuar për sulm fizik.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dresnik, ku gruaja ka rrahur burrin, dhe i njëjti pas lëndimeve të marra ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Klinë.

Viktima ka marrë ndihmën e parë, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë arrestuar gruan, duke e ndaluar për dhunë në familje./Klina info/