Pothuajse çdo ditë në Policinë e Kosovës denoncohen raste të dhunës në familje, ku viktima janë kryesisht gratë, të cilat përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët, apo edhe familjarët e tjerë. E në raste më të rralla, janë burrat ata që kërkojnë ndihmë si viktima të dhunës në familje,
Një rast i tillë ka ndodhur së fundi në një familje në rrugën ‘William Walker’ në Prizren, ku një grua dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Sinjali mëson se 36-vjeçari ka denoncuar rastin në Polici, ku ka bërë me dije se e bashkëshortja e tij e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me shuplaka në pjesë të ndryshme të trupit dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.
Si rezultat i denoncimit, e dyshuara është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj saj është iniciuar rasti për veprën penale ‘Dhunë në familje’.