Një grua në Gjakovë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të saj.
Policia ka njoftuar se e njëjta është arrestuar dhe rasti ndaj saj është hapur si “dhunë në familje”.
Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orëve të pasdites, në qytetin e Gjakovës.
Kujtojmë se rastet e dhunës në familje gjithandej nëpër Kosovë janë rritur kohëve të fundit.