Gruaja e gazetarit të ndjerë Seremb Gjergji sjellë një rrëfim rrëqethës

Bashkëshortja e gazetarit Seremb Gjergji, i cili vdiq pak kohë më parë, ka dhënë rrëfimin e parë dhe tejet emocionues në emisionin “Kendiv” të T7.

Ajo tregoi se Gjergji ishte përballur me një probleme shëndetësor prej 15 vitesh, por që nuk kishin qenë në dijeni.

Ndërsa, më të vështirë gjithë këtë e bën fakti se edhe vet bashkëshortja e tij, Sama Bajraktari – Gjergji, vuante nga kanceri i cili i ishte kthyer për herë të tretë.

Ajo është përballur me shumë humbje të personave të dashur, por kjo e bashkëshortit ishte tejet e rëndë për të.

Isha në Austri për trajtim dhe kur ku ktheva unë e gjeta Serembin në spital”, rrëfeu ajo.