Gruaja e Astrit Deharit: Që
Gruaja e aktivistit të ndjerë të VV-së, Arta Dehari ka reaguar për lajmin se është punësuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo përmes një postimi në Facebook tha se që nga legjislatura e kaluar angazhohet si asistente e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE, shkruan Indeksonline.
Postimi i plotë:
Tash e pashë që disa portale paskan lakuar emrin tim si kinse e punësuar tash në Kuvend. Së pari për këtë gjë nuk jam pyetur nga asnjëri nga këto portale dhe së dyti kjo s’është aspak e vërtetë.
Me shumicën prej mediave jemi takuar shpesh herë në recepsionin e Kuvendit kur kam dalë t’i marrë për t’u futur brenda e shumicën e herave në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Unë që nga legjislatura e kaluar angazhohem si asistente e grupit parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!