I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka thënë se udhëheqësit e këtyre dy vendeve do të takohen për bisedime në Shtëpinë e Bardhë më 2 shtator.
Këtë njoftim Grenell e bëri përmes një postimi në rrjetin social Twitter.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se liderët e Kosovës dhe të Serbisë do të takohen në Shtëpinë e Bardhë për bisedime më 2 shtator”, ka shkruar Grenell.
Grenell e kishte planifikuar për 27 qershor një takim ndëmjet Kosovës dhe Serbisë në Washington.
Situata ndryshoi kur Thaçi po udhëtonte drejt SHBA-së, Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë e kishte publikuar njoftimin për aktakuzë kundër tij, kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit dhe 9 të tjerëve për krime lufte dhe krime të ndryshme kundër njerëzimit.
Siç tha vetë ai pasi u kthye në Kosovë, Specialja ia ndali në gjysmë rrugën për Washington. Atë rrugë, pa Thaçin pritet ta bëjë shumë shpejt kryeministri i vendit, Avdullah Hoti.
We are happy to announce that the leaders of Kosovo and Serbia will meet at the White House for a negotiation on September 2. @realDonaldTrump @robertcobrien @WHNSC
— Richard Grenell (@RichardGrenell) August 14, 2020