Emisari i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka zhvilluar një fushatë elektorale me shqiptarët republikanë në Michigan të SHBA-së.
Takimi u mbajt më 20 tetor 2020, në qytetin e Bloomfielld Hills dhe meqenëse agjenda e ambasadorit ishte e shumë e ngarkuar për hir të fushatës elektorale, organizatori kishte paraparë që në takim te marrin pjesë edhe përfaqësuesit e komunitetit kalldian dhe kandidatet republikanë që garojnë për ulëse në Kongres dhe për nivele të tjera të pushtetit, shkruan Illyria.
Ambasadori Grenell, në fillim, shprehu falënderimet për angazhimin dhe punën e madhe që kanë bërë përfaqësuesit e të dy komuniteteve dhe kërkoi që të vazhdohet me intensitet edhe më të shtuar për të bindur çdo votues që të dalë në votime dhe të votojë Presidentin Trump.
Grenell para shqiptarëve foli edhe për rëndësinë që kanë këto zgjedhje për Amerikën dhe botën në përgjithësi.Në pjesën e dytë të fjalimit të tij, u përqendrua në qasjen që ka presidenti Trump dhe administrata e tij per bisedimet Kosovë-Serbi. Sipas ambasadorit, Administrata Trump mendon se fillimisht duhet arritur marrëveshjet ekonomike, në mënyrë që të eliminohen të gjitha pengesat dhe të krijohet ambient i përshtatshëm për tërheqjen e investimeve, krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve në Kosovë dhe Serbi. Sipas Grenellit, pastaj shumë më lehtë mund të bisedohet për problemet politike dhe mund të arrihet marrëveshja përfundimtare.
Ai premtoi se investimet do t’i bëjë Amerika si në Kosovë ashtu edhe në Serbi.
Në këtë takim fjalën e morën edhe përfaqësuesit shqiptarë Ruzhdi Gjoka dhe Don Fred Kalaj.
Gjokaj foli për angazhimin e madh të shqiptarëve republikanë për ta ndihmuar Presidentin Trump në këto zgjedhje dhe falënderoi presidentin dhe ambasadorin Genell për angazhimin e tyre në bisedimet Kosovë-Serbi, e posaçërisht për ndihmën që dhanë në krijimin e Ushtrisë së Kosovës.
Ai shtoi se kërkesat e komunitetit shqiptar për bisedimet Kosovë-Serbi do t’ia dorëzojë me shkrim ambasadorit Grenell.
Ndërkaq, Don Fred Kalaj ka treguar arsyet e tyre se pse duan ta votojnë Trumpin dhe “rrezikun që mund t’i kanoset Amerikës dhe botës nëse fiton kandidati demokrat”.
Përfaqësuesit shqiptarë i premtuan Grenellit një angazhim më të madh të komunitetit në përpjekjen që Trumpin ta bëjnë fitues në Michigan