Pejë 03.02.2020-22:35. Dy viktima, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.