Një 38-vjeçar është arrestuar të shtunën në Skenderaj, nën dyshimin se ka kryer një grabitje të armatosur.
Sipas policisë i dyshuari me inicialet N.B, i maskuar kishte hyrë në shtëpinë e ankuesit ku kishte marrë një çantë në të cilën kishte pasur të holla dhe dokumente personale.
“I dyshuari ishte vërejtur nga familjarët e shtëpisë të cilët ishin ballafaquar me të dyshuarin dhe kishin arritur ta ndalonin derisa kishin arritur njësitë policore”, thuhet në komunikatën e policisë.
Gjithashtu, Policia e Kosovës njofton se atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion.
“Atij i është sekuestruar një armë tytëshkurtër e llojit pistoletë me municion, të cilat do të procedohen në cilësinë e provave materiale.
Është njoftuar prokurori kujdestar ku me urdhër të tij është iniciuar rasti ,,Grabitje” ndërsa hetimet do të vazhdojnë”, thuhet tutje në komunikatën e PK-së./Gazeta Infokus/