Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në qytetin e Pejës në një pikë të karburanteve.
Sipas raportit të policisë thuhet se viktima mashkull kosovar ka raportuar se deri sa kishte qenë në vendin e punës në pikën e karburanteve, aty kishte shkuar një person i panjohur i cili nën kërcënimin e armës viktimës ia kishte grabitur paratë që kishte pasur në kuletë dhe më pas ishte larguar.
Nuk raportohet për të lënduar. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.