Dy persona kanë kryer një grabitje të armatosur sot rreth orës 17:00, në Moneygram dhe IPKO në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Sipas sinjalizuesit, janë grabitur rreth 1000 euro nga dy persona të armatosur me armë zjarri dhe me thikë.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës lidhur me rastin por të njëjtit nuk kanë dhënë ende përgjigje.