Rastet e grabitjeve e të vjedhjeve po vazhdojnë të rriten, ndërkohë që siguria për të lëvizur edhe në hapësirat publike po bie. Ndër rastet e shpeshta të grabitjeve janë çantat e krahut, që hajnat kanë cak. Kështu ka ndodhur të dielën në Spitalin rajonal të Pejës, raporton Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një paciente është grabitur nga disa persona në oborrin e spitalit.
Sinjali mëson se kanë qenë tre persona, të cilët me përdorimin e forcës ia kanë marrë unazat gruas nga dora, si dhe çantën e krahut.
E tmerruar me atë që i ndodhi, viktima ka vendosur ta denoncojë rastin në Polici, ku ka rrëfyer detaje për ngjarjen.
Në anën tjetër, Policia ka nisur hetimet për identifikimin e të dyshuarve dhe kapjen e tyre.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, hetimet kanë nisur për veprën penalë “Grabitje”