Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten në Prizren ka ndodhur një grabitje.
Sipas forcave të rendit, një person, i maskuar dhe i armatosur, dyshohet t’i ketë marrë rreth 10 mijë euro në një institucion mikrofinanciar.
“Ankuesja femër kosovare menaxhere në filialin e një institucioni mikrofinanciar ka njoftuar policinë se aty gjatë orarit të punës ka hyrë një person i maskuar, i armatosur dhe nën kërcënimin e një pistoletë ka marrë rreth 10 000 euro para kesh” – thuhet në njoftim.
Nuk raportohet për të lënduar ndërsa rasti sipas policisë është në hetime.