Gold-Ag vargje për Selimin: Pasi me u bo kjo gjykate ke taksirati, mos me na thirr tash na jete hatri…

Rexhep Selimi është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale, në cilësinë e të dyshuarit.

Kjo gjë u bë e ditur nga vetë Selimi. E pas kësaj ka reaguar edhe reperi Gold-Ag, i cili i ka dedikuar vargje ish-pjesëtarit të UÇK-së, njëherësh deputet në Kuvendin e Kosovës, Rexhep Selimi.

“Pasi me u bo kjo gjykate ka taksirati, mos me na thirrë tash na jet hatri”, është një nga vargjet e shkruara nga Arian Aguxhi, i cili tha se është krenar që e njeh Selimin,

Postimi i plotë:

Pasi me u bo kjo gjykatë ke taksirati
Mos me na thirrë tash na jet hatri
1000 gjyqe e gjykata nuk ma prishin qerën
Nuk gjykohet një ushtri që e ka mbrojtë pragun e nerën.

VËLLA KRENAR QË TË NJOH