Të paktën 116 persona e kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së rrufesë gjatë reshjeve të stuhishme në pjesë të ndryshme të Indisë.
Siç shkruan gazeta “India Today”, situata më e rëndë është në rajonin Gopalhanj në provincën Bihar në të cilën si pasojë e goditjes së rufesë jetën e kanë humbur 92 persona ndërsa 20 të tjerë janë lënduar.
Autoritetet lokale të shtetit federal Uttar Pradesh njoftuan se si pasojë e goditjes së rrufesë kanë humbur jetën 24 persona ndërsa 12 të tjerë u lënduan. Shumë ndërtesa në këtë rajon u dëmtuan gjatë reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.
Kryeministri i Indisë, Narendra Modi shprehu ngushëllime për familjet e të vdekurve.
Në korrik të vitit të kaluar provinca Bihar u godit nga bubullima të ngjashme gjatë të cilës jetën e humbën së paku 39 persona.
Pjesa jugore e Azisë në muajt e verës përfshihet nga shirat monsun që shpesh herë shkaktojnë përmbytje, rrëshqitje të dheut, bubullima dhe katastrofa tjera natyrore.