Një 42-vjeçar është goditur për vdekje në fshatin Randobravë të Prizrenit.
Këtë e ka konfirmuar, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Në ora 19:24 nga ekipi i urgjencës së qytetit të Prizrenit është marrë informata për një person të vdekur si rezultat i goditjes nga një automjet në lëvizje. Rasti ka ndodhë në fshatin Randobravë KK Prizren. Ekipet policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Viktima- këmbësori është mashkull 42 vjeçar”, u shpreh Bytyqi.
Ai bëri të ditur se me urdhër të prokurorit i dyshuari është ndalet për 48 orë në ndalim policor.