Të shtunën në fshatin Gllogjan të Deçanit një person është gjetur i vdekur në stallën e bagëtive.
Prokurori ka vendosur që trupi i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’u ekzaminuar.
“Raportohet se në stallë të bagëtive, është gjetur viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.
“Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”.