Në orët e para të mëngjesit të së enjtes është plagosur një polic në Zllakuqan të Klinës.
Polici është plagosur nga arma e zjarrit nga një person që kishte hyrë në shtëpinë e prifit për të vjedhur, bashkë me disa persona të tjerë.
Ndërsa gjatë ditës së sotme Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha, kanë vizituar policin e plagosur në Gllarevë.
Më poshtë mund të shihni disa pamje nga kjo vizitë.