Në një takim konsultativ me strukturat udhëheqëse dhe kandidatët e Degës së PDK-së, në Klina, e ku ishte i pranishëm edhe kryetari i degës Sokol Bashota, u disktua për zgjedhjet e jashtzakonshme të 14 shkurtit.
Takimin e hapi, kryetari i nëndegës së Gllarevës Sheremet Pantina.
Kryetari degës Sokol Bashota tha se: pavarësisht se në keto zgjedhje PDK, ndihet e hendikepuar pa prezencën e liderëve historik, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, këto zgjedhje janë më të rëndësishmet sepse, Kosova ka nevojë për PDK-në si parti shtetformuese. PDK-ja, është parti opozitare por asnjëherë opozitë për qytetarin dhe shtetin. Bashota kërkoj nga bastioni PDK-së për mbeshtetjen që duhet tu jepet tre kandidatëve nga Klina, Haki Morina, Naim Musliu dhe Betim Elezaj. Duhet theksuar se në këto zgjedhje kandidati i diasporës nga radhët e PDK-së, Haki Morina, veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare, rrjedh nga lokaliteti i Gllarevës!
Ndryshe në këtë takim folën edhe kandidatët, Haki Morina, Naim Musliu dhe Betim Elezaj. Foli edhe kryetari i nëndegës së Rixhevës Imer Morina!
Shtabi zgjedhor, i nëndegëve mori përsipër detyrat dhe përgjigjesitë për procesin zgjedhor të 14 shkurtit!