Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pritet që të dalë para gjykatës për t’u ballafaquar me aktakuzën e Prokurorisë që e ngarkon atë për dy vepra penale.
Konjufca po akuzohet për veprat penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.
Ulaj tha se aktakuza është ngritur më 26 janar të vitit 2017.
Konjufca po akuzohet për ngjarjen e hedhjes se gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në gusht të vitit 2016.