Vera Dashi për shumë vite ishte në pritje të përgjigjes nga Gjykata Themelore në Pejë – Dega në Klinë në lidhje me pronën e saj.
Sot, ajo dhe familja e saj ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares së çështjes për shkak të dyshimeve se e njëjta ka afërsi familjare me palën e akuzuar.
Familja Dashi përmes një postimi ka thënë se
gjyqtarja në fjalë Sabrije Raci, prej vitit 2018, pas reagimit të tyre, sot e pranoi publikisht lidhjen me palën e akuzuar.
“Ne seancen e sotme, gjyqtarja e ceshtjes e pranoi se eshte ne lidhje familjare me te akuzuarin dhe arsyetimet e saj per mos perjashtim deri me sot ishin ne diskrepance te plote me faktet, shume naive dhe jo profesionale, qe shperfaqin edhe nje sjellje jo etike dhe jo profesionale te gjyqtares, si mbikqyrese (kryetare) e deges ne Kline.
Vonesa ne shqyrtimi e ketyre ceshtjeve nga viti 2018 deri me sot, ve ne pikepyetje paanshmerine e kesaj gjykate ne raport me zonjen Vera Dashi dhe kerkuam perjashtimin e saj nga lendet qe gjykon ku pale ne procedure eshte zonja Vera dhe familjaret e gjyqtares, ashtu qe kerkese e jona ishte qe te gjitha lendet te delegohen ne Gjykaten Themelore ne Peje, ne menyre qe gjykimi i tyre te jete me transparent dhe objektiv, per dallim nga trajtimi qe i’u eshte bere deri me sot!
DREJTESIA E VONUAR, ESHTE DREJTESI E MOHUAR!”, thuhet në postimin e families Dashi.