Të martën, Real Madrid do ta luaj ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Kampioni në fuqi do të udhëtoj drejt Italisë, ku do të përballet me Atalantan, shkruan IndeksOnline.
Tashmë është caktuar edhe gjyqtari kryesor i kësaj përballje.
Polaku, Szymon Marciniak do të ndaj drejtësinë në ndeshjen Atalanta – Real Madrid.
Ai njohet si një nga gjyqtarët më të mirë në vitet e fundit, por mbahet mend edhe se si e dërgoi Realin në finalen e Champions League në sezonin e kaluar.
Marcinak së bashku me asistentin e tij vendosen të mos pranonin golin e De Light me 8 maj, ku edhe skuadra e Bayernit ishte ankuar në referimin e ndeshjes.