Pas dorëheqjes së 25 gjyqtarëve, 10 prokurorëve e mbi 200 punonjësve administrativ të komunitetit serbë në Gjykatën e Prokurorinë Themelore të Mitrovicës me 7 nëntor, KGJK e KPK u kanë ndaluar pagat dhe beneficionet tjera, raporton Gazeta Sinjali.
Drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të KGJK-së Shkelzen Maliqi, ka deklaruar për Gazetën Sinjali, se ndaj 25 gjyqtarëve dhe rreth 200 staf administrativë zyrtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës nga 7 nëntori KGJK-ja u ka ndalë pagat dhe benefitet tjera.
“Asnjë lloj pagese nga dita e dorëheqjes së tyre me 7 nëntor nuk është kryer”, tha Maliqi.
Edhe u. d. i drejtorit të përgjigthshëm i Sekrataritit të Këshillit Prokurorial i Kosovës Valdrin Krasniqi tregoi për Gazetën Sinjali se ndaj 10 prokurorëve e 22 punonjëve administriativë të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës të cilët kanë paraqitur dorëhqjet me 7 nëntor KPK është në vlerësim të dorëheqjeve.
“Mirëpo deri në një vendim përfundimtar të shqyrtimit të dorëheqjeve KPK ka marr vendim për pezullimin e pagave të tyre. Nga 7 nëntori ata nuk kanë marr paga dhe asnjë benefiscion që I ka takuar pas 6 nëntorit”, thonë Krasniqi.
Gjyqtarët, prokurorë dhe zyrtarët tjerë serbë kishin dhënë dorëheqje me 7 nëntor pasi Lista Serbe kërkoi dorëheqjet e serbëve nga të gjitha institucionet si shkak i refuzimit dhe rezistencës për targat ilegale serbe dhe mos formimin e Asociacionit të Komunave Serbe.
Nëse miratohen dorëheqjet e prokurorëve e gjyqtarëve, lista i dërgohet Presidentës për lirim nga detyra.