Gjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, bashkë me ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u mbajt edhe sot në Hagë.
Në Dhomat e Specializuara sot dëshmoi dëshmitari i 15-të, raporton Indeksonline.
Pas përfundimit të dëshmisë, trupi gjykues njoftoi se seancat e radhës të Gjykatës Speciale do të vijojnë nga data 14 gusht.
Seancën e sotme, ish-krerët e UÇK-së e ndoqën përmes video-lidhjes, nga qendra e tyre e paraburgimit.