Gjykata Speciale ka vazhduar paraburgimin ndaj Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit.
Ky vendim është marrë më 26 maj, por që sot është është publikuar.
Në mesin e arsyetimeve pse Thaçi e Veseli duhet të mbesin në paraburgim, gjyqtari ka përmendur edhe rrezikun e ikjes, ndikimit në procedura, e mundësinë e shkatërrimit të provave.
Gjykata Speciale ka injoruar garancinë e Policisë së Kosovës se mund të zbatojë arrestin shtëpiak, po ashtu ka injoruar edhe garancinë nga shteti i tretë në rastin e Thaçit.