Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirimin e tij nga paraburgimi.
Ben Emmerson kishte kërkuar që klienti i tij të lirohet përkohësisht nga paraburgimi duke ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej, njofton Klan Kosova.
Vendimin për refuzimin e kërkesës e ka marrë gjykatësi i procedurës paraprake Nicolas Guillou.
Zyra e Prokurorit të Specializuar i kishte dërguar Gjykatës dokumente me argumente duke kërkuar që Veseli të mos lirohej me arsyen se ekziston “një rrezik i vazhdueshëm për arratisjes që vetëm do të rritet nëse Veseli merr vesh të gjithë provat kundër tij”.