Lajmin e ka bërë të ditur vetë Thaçi, përmes një konfernece për media.
Më 24 qershor Prokuroria Speciale me Seli në Hagë publikoi një aktakuzë ende të pakonfimuar nga gjykata ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe disa të tjerëve, të cilët akuzohen për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.
Krimet e dyshuara përfshijnë: vrasje të paligjshme, zhdukje me detyrim të njerëzve, përndjekje dhe tortura.
Pas prezantimit të kësaj aktakuze, presidenti në një adresim publik, këtë njoftim e cilësoi si një “ngutje e rrufeshme”, dhe “shkelje flagrante e rregullave të një procesi të drejtë e të pavarur gjyqësor”.
Prezantimi i aktakuzës ndaj presidentit Thaçi, ndodhi në kohën që ai ishte rrugës për në Shtëpinë e Bardhë në Washington për ta rifilluar dialogun Kosovë-Serbi, ku do të takohej me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.