Gjykata Speciale i ka dërguar ftesë ish-gazetarit të njohur, Nuhi Bytyçi.
Lajmi.net, merr vesh se Bytyçi është ftuar gjatë ditës së sotme nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit.
Kujtojmë se Bytyçi ka qenë gazetar në kohën e luftës së fundit në Kosovë.
Po ashtu vlen të theksohet se Bytyçi ditë më parë në ambientet e ambasadës së Kosovës në Zvicër, ka bërë edhe promovimin e librit të tij, të titulluar “Libri i Luftës”.