Gjykata Speciale ka ftuar për intervistim edhe ish-pjesëtarin e UÇK-së Samidin Xhezairin, i njohur me emrin komandant Hoxha nga Prizreni.
Ai ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale një ditë më parë dhe pritet të udhëtojë me 4 dhjetor për intervistim.
Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e komandant Hoxhës përmes disa postimeve në Facebook.